Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi zbuloi në emisionin “Opinion” një detaj interesant në lidhje me hetimet për çështjen e inceneratorëve shqiptarë. Bardhi tha se edhe një agjenci ligjzbatuese e huaj po heton këtë çështje dhe se ku janë feksur milionat e përfituara të dërguara në llogari offshore.

“Për këtë çështje ka një hetim ndërkombëtar dhe shumë shpejt shqiptarët do të mësojnë me emër, atësi dhe mbiemër se kush fshihet pas këtyre inceneratorëve. Ka një agjenci të specializuar të partnerëve ndërkombëtarë që janë duke hetuar ku janë depozituar paratë e shqiptarëve në llogari offshore.

SPAK-u? Nëse do të ishte në gjendje SPAK, Erion Veliajn do ta kishim në burg.

Ka një hetim nga agjenci të specializuara që shumë shpejt do të bëjë rezultatet publike. Do të marrim vesh kush i fut në xhep paratë.

Ishte edhe poetja Flutura Açka që tha se e kishin kontaktuar gazetarë shqiptarë të verifikonte një adresë në Holandë dhe tha se kishte shkuar atje dhe i kishte dalë një çift pleqsh ku duhet të ishin zyrat e kompanisë së inceneratorëve.

Kush i merr lekët? Nuk u përgjigj as kryeministri Rama për këtë. Atë dua të di edhe unë” – tha Bardhi. ©LAPSI.al