Nuk e kuptoj se si ata që jetojnë jashtë kufinjve të Shqipërisë mund të votojnë për politikanët që i kanë detyruar të braktisin vendin e tyre, familjen e tyre, atdheun e tyre.. Nuk e kuptoj se si një politikan që ka gati një jetë në pushteti të vijë dhe ti kërkojë votën ose si bej propagandë nje emigranti shqiptar… Valle çfarë do ti thotë çfarë do ti premtojë?Unë kam një thirrje për të gjithë Shqiptarët që jetojnë në diasporë të distancohen nga politika e vjetër e këtyre 30 viteve dhe jo vetëm kaq por ta luftojnë atë . Siç thoshte dhe Dante Aligheri «Një vend i veçantë në ferr është i rezervuar për ata që qëndrojnë neutralë në kohë krizash morale»..
Po Shqipëria dhe Shqiptarët janë në krizë jo vetëm morale por ekonomike, politike, sociale.. Dhe këtë dallim mund ta bëjmë vetëm ne që shohim sesi funksionon shteti dhe ligji në vendet ku jetojmë se çfarë infrastrukturë ka këtu se ku ka shkuar teknologjia dhe ndërkohë në na premtojnë akoma drita dhe uje.. Kete dallim mund ta bëjmë në që kemi përjetuar padrejtësinë dhe braktisjen nga shteti dhe politikanët tanë që kurrë nuk ditën të dorehiqen kurrë nuk ditën kurrë nuk thanë prit se po shkatërrojmë breza të tëre po shkatërrojmë një kombe të tërë. Disa do të thonë se e bëra zi e me zi po jo këtu un nuk po flas për një vend në shkretetirë por për një vend të bekuar nga perëndia..E dëgjova diku se në do fillojmë të vrapojmë po në duhet të fillojmë të vrapojmë por të vrapojmë vërtetë duhet të vrapojmë në drejtim të atdhedashurise në drejtim të bashkimit kombëtar, në drejtim të një imazhi të ri për Shqipërinë, në drejtim të një të ardhme të re për fëmijët tanë por pa ju pa asnjë politikan qe e ka shpërdoruar besimin këto 30 vjet.. Por perse fatkeqësisht në gabojmë çdo 4 vite dhe tani na është kthyer në faj dhe ky faj ka njollë të rëndë turpi ne historinë e një kombi.. Brezat me të drejtë do na shajnë.. Ja për shembull unë jam ditëlindje 1989 kur unë linda pritej që Shqipëria të kthehej në një vend si gjithë Europa me demokraci me drejtësi me barazi por jo unë sot jam 31 vjeç dhe akoma ajo kërkesë legjitime nuk është realizuar as sot. Pse.?Kur do te arrijme të shohim Shqipërinë një vend të begatë.. Une mendoj se koha është tani kemi të rinje dhe të reja në botë që kanë shkëlqyer kemi të rinje dhe të reja në vendin tonë që përpiqen çdo ditë kundër llumit që sado të pastrohet është e pamundur nëse je vetëm, kemi modele kemi alternativa dhe me kryesorja eshte se kemi gjithçka çfarë në duhet në tokën mëmë… Une mendoj se koha është tani neser do të jetë vonë…Por të sigurohemi që mos riciklojme asnjë mbetje të sigurohemi që po votojmë një projekt real dhe të prekshme të sigurohemi që mos shesim dhe blejmë votën ta marrim me seriozisht punen me këta pseudo politikane dhe të sigurohemi që ti dërgojmë një herë e mirë aty ku e kane vendin…

Koha është e Patriotëve 🇦🇱🤝🇦🇱

Lëvizja Patriotike Shqiptare