Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë deri në kryeqytetin Grek, gati 300 kilometra distancë nga epiqendra, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës (NOA) . Tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash, tha NOA.

Dëme nga tërmeti janë raportuar në qytetin e Izmir-it në Turqi ku shumë ndërtesa janë rrafshuar për tokë. Ende nuk dihet nëse ka viktima nga kjo fatkeqësi natyrore. Dalin pamjet e frikshme, të shkaktuara nga tërmeti. Nga bilanci paraprak, raportohet nga mediat turke se janë shembur disa pallate.

“Të paktën gjashtë ndërtesa janë shkatërruar në qytetet turke si; Izmir, Bornova dhe Bayrakli pas. Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po vazhdojnë ndërhyrjet e tyre “, tha Ministri i Brendshëm Turk Suleyman Soylu në Twitter.

Video në mediet sociale tregojnë për njerëz që kërkojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura por pamjet nuk mund të verifikojnë nëse ka viktima. Dëshmitarët thanë se njerëzit në qytet dolën të tmerruar në rrugë nga lëkundjet e tërmetit.

Gjendet një grua e gjallë nën rrënoja në qytetin e Izimirit, i cili është prekur më shumë nga tërmeti i sotshëm. Pas shpëtimit të gruas, ata që ishin përreth përjetuan një gëzim të madh.