Largohet nga jeta artisti fierak Fatnir Xhelilaj.Humbje per kedo ne fier dhe ne mbare kombin tone.Fjalet skane vlere perballe kesaj humbje te pabese ne kete kohe te pakuptimte qe sot te gjithe jetojne.Sikur do ta dinte kete fund kur interpretoj nje poezi te postuar kudo qe sot po ben xhiron shqipe,,,

Te shkoj larg ne nje pyll

Te jetoj larg semundjes larg rremujes

Ike shoku jone i mire Fate,per mos tu kthyer,do rrish ne ate shtepi buze pyllit,ate shtepi ku jetojne vetem shpritrat e lire dhe artsite si ty Fate ,miku jone i te gjithe fierakeve ne sofer. Kreu i bashkise e ka postuar kete humbje te madhe ne fier ne rrjetin social si me poshte;

⚫️Ikja prej nesh e artistit të shkëlqyer, të papërsëritshëm në role karakteri, të një galerie të pashembullt rolesh e personazhet tipike e atipike, krijuar vetëm prej tij, prej Mjeshtrit të Madh të Punës, aktorit të mirënjohur të qytetit të Fierit, Fatmir Xhelili, ka hidhëruar e ulur kokën sot jo vetëm Teatrit Bylis, kolegëve të tij, por edhe gjithë qytetit të Fierit.
Ikja e tij ka krijuar hidhërim të madh në gjithë botën artistike shqiptare, në çdo teatër e në çdo zemër aktori, regjizori, skenografi, inspektori skene apo kushdo tjetër që e ka njohur nga afër dhe që ka ndjekur rolet e tij, aktruar në mënyrën më të veçantë të mundur nga Fatmiri ynë.
Fieri ka humbur sot një prej simboleve të artit dhe të humorit, fëmijët humbën ideatorin, aktorin dhe regjizorin e dhjetra shfaqjeve teatrale me kukulla, kurse Teatri “Bylis” ka humbur sot një prej aktorëve emblemë të tij, Fatmir Xhelilin.
🙏Lamtumirë miku ynë Fatmir!
Për të gjithë fierakët do të mbetesh njeriu-artist!
Njeriu me shpirt dhe zemër artisti!

Ne emer te sofres fierake i shprehim ngushellime familjes se artistit.

Dheu te qofte i lehte miku jone.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s