“Ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve”/ Një makinë përplas portën e zyrës së Merkel, dy mesazhe për kancelaren

Një makinë u përplas në portën e zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel në Berlin. Nga fotot e siguruara nga agjensia Reuters, vihet re se policia po inspekton një makinë që mban mbishkrimin “Ndaloni politikat e globalizimit” të shkruar me të bardhë. Por nga ana tjetër e makinës ka një mbishkrim tjetër, po aq domethënës. Në anën e majtë të makinës është shkruar parulla “Ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve”.

Nga vendngjarja nuk raportohen viktima. Dhjetëra policë dhe një makinë zjarrfikëse kanë mbërritur me shpejtësi pranë zyrës së kancelares.  Merkel kishte planifikuar të mbante një video konferencë me guvernatorët e 16 lenderave gjermanë, në të cilën do të diskutonte një shtrirje e bllokimit të koronavirusit dhe hapat e mëtejshëm për të luftuar pandeminë.

Rama ka ikur fshehtas të bëjë vaksinën anti-covid në Abu Dabi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një koment në faqen e tij në Facebook ku thotë se burime nga aeroporti i Rinasit e kanë informuar se këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama është nisur me një avion në dispozicion për në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Berisha thotë se nuk dihet qëllimi i këtij udhëtimi të fshehtë pikërisht në 1-vjetorin e tërmetit që goditi rëndë vendin tonë, por shton se vaksinimi anticovid mund të jetë arsyeja kryesore e udhëtimit blic sepse sipas tij të enjten Rama do të kthehet sërish në Tiranë.

“Pavarësisht nga arsyeja e këtij udhëtimi blic, unë dënoj me ashpërsinë më të madhe përdorimin nga Edvin Hajduti të avionit në dispozicion në vend të linjave tregtare. Një udhëtim me avion të madh si ky i Edvinit në dispozicion për në Abu Dabi shkon të paktën 200 mijë euro në një kohë kur në spitalet covid vdesin të sëmurë për mungesë oksigjeni” – shkruan Berisha.

Zyrtarisht nga kryeministria nuk ka asnjë reagim për një udhëtim të kryeministrit Rama dhe as një reagim për këtë akuzë të ish-kryeministrit Berisha. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pranuar të vaksinohen me një produkt të prodhuar në Kinë. Kjo vaksinë është marrë edhe nga sheiku i Dubait. ©LAPSI.al

Fshati digjet dhe kurva krihen

Eshte nje lajm qe marre piket me negative duke bere qe kjo te krahasohet me nje vdekje qe per ti hequr pak hidherimin ja moren nje kenge me te lehte dhe me nje gote rakije.Kjo tashme ndodhi dhe pritet te kete repertor tjeter per ditet ne vijim.Ministria ben mire qe te heqe stresin personelit dhe te semureve jo me saze dhe cingie, por te furnizoje me medikamente ne kohe ,si dhe te lejoje telefonat te semureve dhe e zgjedhin ata cfare te shikojne dhe degjojne.lerini hallexhinjte ne hall te tyre.Fshati digjet dhe kurva krihet.Turp.

Ja si e njofton kete lajm te turpshem per shqiptarin.

Një atmosferë ndryshe është krijuar mëngjesin e sotëm tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ku po trajtohen pacientët e infektuar me Covid-19. Teksa vendi po përballet me një situatë të vështirë nga koronavirus, Ansambli i këngëve e valleve popullore ka vendosur që t’i bëjë një surprizë pacietëve dhe mjekëve të cilët prej muajsh ndodhen në vijën e parë të luftës.

Koncerti i sotëm ishte surprizë, ndërkohë mësohet se kjo atmosferë do të krijohet edhe ditën e nesërme.

Shume turp.Beje share kete lajm te miqte tuaj.

Flet mjekja: Karantina rriti dëshirën e femrave shqiptare për të zmadhuar gjoksin

Klinikat e kirurgjisë plastike dhe estetike duket se nuk e njohin krizën e shkaktuar për shkak të pandemisë. Mjekja e kirurgjisë plastike, Rezarta Kapaj, tha në “Opinion” se pas përfundimit të karantinës në vendin tonë është shënuar një rritje e personave që kanë kryer ndërhyrje estetike.

Ajo u shpreh se në Shqipëri më së shumti janë kërkuar ndërhyrje në pjesën e fytyrës. Megjithatë një fenomen i çuditshëm sipas mjekes është kërkesa për të zmadhuar gjoksin. Sipas saj, femrat që kanë dashur të zmadhojnë gjoksin pas karantinës është rritur ndjeshëm pas karantinës.

“Ne jo vetëm që nuk patëm ulje nga kriza, por patëm edhe rritje gjatë kohës së pandemisë. Kur ishim të mbyllur, kemi zhvilluar shumë “video call” me pacientë të ndryshëm të cilët ishin gati për të kryer ndërhyrje.

Kur erdhi hapja ne i kishim pacientët të rreshtuar që ishin gati për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale. Pati një “boom” shumë të madh që edhe nga ne nuk pritej. Ishte diçka e papritur sepse menduam që njerëzit do kishin frikë të vinin në spital, të operoheshin etj., etj.

Nuk kishin frikë. Më shumë u shtuan ndërhyrjet e fytyrës. Prekjet e vogla të fytyrës, rritja e mollëzave, operacionet e hundës. Janë shtuar shumë operacionet e zmadhimit të gjoksit në Shqipëri, por edhe në botë. Këtë nuk di ta shpjegoj nga ana shkencore”, – tha Kapaj.

Sipas një vëzhgimi, shumë individë po shfrytëzojnë periudhën e punës nga shtëpia për të rimodeluar pamjen pasi mund të bëjnë ndërhyrjen dhe të rikuperohen pa u kuptuar. Pas përfundimit të karantinës, në Shqipëri ka pasur një kërkesë të jashtëzakonshme për mbjellje flokësh, heqje dhjami, vendosjen e balonit gastrik, rimodelimin e hundës dhe të gjoksit.

Katër dukuri të trashëgimisë kombëtare përgatiten për në UNESCO

Ministria shqiptare e kulturës dhe Fondi shqiptaro-amerikan për zhvillim (AADF) nënshkruan të hënën në pikën turistikë të Razmës, në Malësi të Madhe, Memorandumin e mirëkuptimit për përgatitjen e dosjeve të aplikimit dhe regjistrimit të katër dukurive të trashëgimisë jomateriale shqiptare në “Listën Përfaqësuese të Dukurive Jomateriale të Njerëzimit” të UNESCO-s.

Bëhet fjalë për “K’cimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, “Ritualin e lashtë të shtegtimit të bagëtive”, Xhubletën si dhe Eposin e Kreshnikëve, kënduar dhe shoqëruar në lahutë, si tipologji e trashëgimisë shpirtërore jomateriale shqiptare.

Në ceremonine e nënshkrimit të memorandumit merrnin pjesë MInistrja e Kulturës Elva Margariti, bashkëdrejtori Ekzekutiv i Fondi shqiptaro-amerikan për zhvillim, Martin Mata, si dhe drejtues lokalë të bashkive veriore të Shqipërisë.

Bashkëdrejtori Ekzekutiv i Fondi shqiptaro-amerikan për zhvillim, Martin Mata, theksoi se hartimi i dosjeve për katër dukuritë e trashëgimisë jomateriale do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë.

“Fondacioni ka krijuar një traditë të mirë në ndërhyrje në këtë pjesë të Shqipërisë dhe nëse do të arrijmë t’i përfshijmë këto pasuri në UNESCO, do të ketë një ndikim shumë të madh në turizmin e zonës. Ne, tha ai, do të anagazhojmë specialistët më të mirë të zonës për përmbushjen e këtij procesi”.

Për Ministren e kulturës, Elva Margariti, përgatitja e dosjeve për në UNESCO do të zhvillohet ngushtësisht me komunitet lokale, të cilat kanë nevojë për më shumë vëmendje dhe ekspertizë nga ana e AADF, me të cilin po realizohen një sërë projektesh të rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore.

“Vazhdimisht e përmendim si një refren faktin që Shqipëria ka një pasuri kulturore të jashtëzakonshme. Në një hapësirë kaq të vogël gjen një ndërthurje kaq të larmishme motivesh, ngjyrash. Por, do të mbetemi vetëm me jehonën e së shkuarës, e asaj që ishte dhe nuk është më, nëse nuk do të ruajmë dhe trashëgojmë atë pasuri që neve na e kanë trashëguar brez pas brezi, por që sot, nën trysninë e zhvillimit të shpejtë teknologjik dhe problemeve të së përditëshmes, rrezikojmë t’i humbasim”.

Katër dukuritë e trashëgimisë jomateriale, që propozohen për t’u përfshirë në listën e UNESCO-s, përbëjnë vlerat më të spikatura të një tradite të herëshme kulturore të zonës veriore të Shqipërisë, që vazhdon të ruhet dhe përcillet edhe në ditët e sotme nga banorët vendas.VOA

“Hrushovin e lamë si të dh**erë” Publikohet ditari sekret i Enver Hoxhës për vizitën në Moskë

Publikohet ditari i panjohur i udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, të mbajtur plot 60 vite më parë, gjatë periudhës tetor-nëntor 1960, kur ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në udhëheqjen e lartë të PPSH-së së asaj kohe, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, morrën pjesë më festimet e 43-vjetorit të “Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit” si dhe mbledhjen e 81 partive komuniste nga e gjithë bota që u mbajt në sallën “Gjeorgjevskaja” të Kremlinit në Moskë.

Çfarë shkruan ish-udhëheqësi komunist i Shqipërisë për atë ngjarje që konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në historinë e vëndeve komuniste të mbarë botës, por edhe në marrdhëniet në mes Tiranës zyrtare dhe Kremlinit, e cila çoi edhe në prishjen përfundimtare të marrdhënieve në mes tyre, si dhe ç’ndodhte me delegacionin shqiptar, që nga mbërritja e tyre në Moskë, takimet me delegacionet e huaja të partive komuniste që merrnin pjesë aty, bisedimet e acaruara me palën sovjetike të kryesuar prej Nikita Hrushovit, që protestuan për dënimin e Koço Tashkos e Liri Belishovës, etj., e deri në ditën e fundit që ata u detyruan të largoheshin me tren nga Bashkimi Sovjetik…?!

Ditari i Enver Hoxhës për mbledhjen e 81 partivë në Moskë

E HENE 24 TETOR 1960

HYSNIU DHE RAMIZI U KTHYEN NGA BASHKIMI SOVJETIK

Hysniu dhe Ramizi u kthyen nga Moska

E HENE 31 TETOR 1960

BYROJA POLITIKE APROVON FJALEN QE DO TE MBAHET NE MBLEDHJEN E MOSKES

Në mbledhjen e sotme të Byrosë Politike diskutuam dhe aprovuam fjalën e Komitetit Qendror të PPSH që do të mbahet në Mbledhjen e partive komuniste e punëtore në Moskë në nëntor 1960.

E MARTE 1 NENTOR 1960

PLENUMI I KQ APROVON FJALEN QE DO TE MBAHET NE MBLEDHJEN E MOSKES

Sot Plenumi i 20-të i Komitetit Qendror të Partisë dëgjoi dhe aprovoi fjalën që do të mbaj unë, në emër të KQ të PPSH, në Mbledhjen e përfaqësuesve të 81 partive komuniste e punëtore në Moskë në nëntor 1960. Në këtë mbledhje të Plenumit aprovuam dhe përbërjen e delegacionit që do të marrë pjesë në Mbledhjen e Moskës dhe në festimin e 43-vjetorit të Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit. Plenumi përjashtoi Maqo Çomon nga radhët e Komitetit Qendror të Partisë.

TIRANE – BUDAPEST, E ENJTE 3 NENTOR 1960

NISEMI PER NE BASHKIMIN SOVJETIK

U nisëm me avion për në Bashkimin Sovjetik, ku do të marrim pjesë në festimet e 43-vjetorit të Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, si dhe në Mbledhjen e 81 partive komuniste e punëtore që do të mbahet në Moskë. Gjatë rrugës u ndalëm në Budapest. Në mbrëmje u dha një darkë nga Karoli Kish, në të cilën asistoi edhe ambasadori sovjetik në Hungari, Ustinov.

HUNGARI – BASHKIMI SOVJETIK, E PREMTE 4 NENTOR 1960

NE UZHGOROD

Sot në mëngjes, në orën 8 e 20, u nisëm me tren të posaçëm nga Budapesti për në Çop (kufiri hungarezo-sovjetik). Na shoqërojnë ministri i Drejtësisë i RP të Hungarisë dhe shumë shokë të tjerë. Hungarezët po tregohen të dashur dhe të hapur me ne. Në orën 22°°, me orën e Moskës, arritëm në Çop. Aty na priti sekretari i komitetit të partisë të Uzhgorodit dhe shokë të tjerë sovjetikë. Bisedë dhe darkë e ftohtë. Pastaj me automobil shkuam dhe pamë Uzhgorodin. Ishte natë, por na bënë përshtypje dyqanet, të cilat, megjithëse po afrohej festa e 7 Nëntorit, ishin shumë të varfra.

MOSKE, E DIEL 6 NËNTOR 1960

ARRITEM NE MOSKE

Në orën 83°, me orën e Moskës, arritëm në stacionin hekurudhor “Kievskaja” në Moskë. U pritëm nga F. Kozlovi, sekretar i KQ të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe anëtar i Byrosë Politike. Në stacion pritja ishte zyrtare me rojë nderi, me bandë dhe me trupin diplomatik. Në stacion kishin dalë gjithashtu studentët shqiptarë, të cilët na pritën me entuziazëm të madh. Pastaj Kozlovi na shoqëroi deri në vilën e zakonshme në Zareçie. Pasdite morëm pjesë në mbledhjen solemne në pallatin e sportit “Lluzhniki”, me rastin e 43-vjetorit të Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit.

MOSKE, E HENE 7 NENTOR 1960

FALSITET NE QENDRIMET E UDHEHEQESVE AKTUALE SOVJETIKE NDAJ NESH

Sot në mëngjes, nga tribuna e mauzoleut “Lenin- -Stalin”, asistuam në paradën ushtarake dhe në manifestimin popullor të banorëve të Moskës me rastin e 43-vjetorit të Revolucionit të Madh të Tetorit. Taktika e zbatuar nga ana e udhëheqësve aktualë sovjetikë dhe konkretisht e Kozlovit, që dje kur arritëm në Moskë na shoqëroi deri në Zareçie, nuk tregon asgjë të sinqertë nga ana e tyre, pse çdo herë tjetër që ne kemi ardhur në këtë vend, edhe në kohët e mira, domethënë pa plasur mosmarrëveshjet ideologjike midis nesh, këta vetëm sa na jepnin dorën dhe ndaheshim që në stacion. Sot Kozlovi erdhi për të ngrënë mëngjesin me ne dhe përsëri na buzëqeshte në mënyrë false. Kur u ulëm për të ngrënë bukë, ai, në mënyrë artificiale dhe të neveritshme, filloi të flasë për lidhjet dhe miqësinë që gjoja ka me ne. U përpoq të bënte disa “spunto” për të tatuar terrenin, por dhe ne i bëmë disa “kundërspunto” dhe me kaq mori fund mëngjesi. Nga shokët kinezë mësuam sot se Nikita Hrushovi, prapa krahëve dhe në prani të Liu Shao Çisë, ka sulmuar udhëheqjen e Partisë sonë. Si e pse do ta sqarojmë më mirë më vonë.

MOSKE, E MARTE 8 NENTOR 1960

NJE, VEPRIM I PANDERSHEM DHE ANTIMARKSIST I HRUSHOVIT

Nikita Hrushovi më ftoi në takim, po unë nuk shkova. Në të vërtetë ne kishim vendosur që unë të shkoja në këtë takim, ashtu siç kërkoi Nikita, edhe pse e di që ai orvatet të realizojë taktikën e përçarjes; sidoqoftë unitetin tonë s’e çan dot ky kryerevizionist. Por sot Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik na dorëzoi një letër të gjatë që më 5 nëntor 1960, i’a ka drejtuar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ua ka shpërndarë edhe të gjitha delegacioneve pjesëmarrëse në Mbledhjen e partive komuniste e punëtore të Moskës. Duke e lexuar këtë letër, pikërisht kur po përgatitesha për të shkuar në takim, pashë se në të vendi ynë nuk figuronte në radhën e vendeve socialiste. Pashë gjithashtu se aty sulmohej Komiteti ynë Qendror, dhe akuzohej për veprim me metoda antidemokratike kundër Liri Belishovës dhe Koço Tashkos, vetëm sepse janë “miq” të Bashkimit Sovjetik, e shpifje të tjera. Atëherë thirra Andropovin dhe i thashë se refuzoja të shkoja në takim me Nikita Hrushovin, pse ai, në mënyrë jo të ndershme, jomarksiste dhe duke shpifur, pa pritur të bisedonte më parë me mua, ka sulmuar Partinë tonë me anë të një dokumenti zyrtar ndërkombëtar, për ta diskredituar atë në sy të lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Ky veprim i Nikita Hrushovit do të thotë se ai jo vetëm që na sulmoi, por, në fakt, krijoi kushte jo të barabarta për bisedime.

MOSKE, E MERKURE 9 NËNTOR 1960

PER DARKE TE MORIS TOREZI

Dje refuzuam takimin me Hrushovin. Sot, që në orën 80° të mëngjesit, më mori direkt në telefon Moris Torezi. Më ftoi të kalonim darkën së bashku dhe të bisedonim për çështje të ditës. Pranuam ftesën e tij dhe shkuam në takim. Bisedën e hapën shokët francezë. Insistuan të dinin përse refuzojmë të takojmë sovjetikët. Ua shpjeguam arsyet dhe u thamë si kanë vepruar ata hapur e prapa krahëve kundër nesh. Natyrisht, nuk u morëm vesh dhe secili qëndroi në pikëpamjet e veta. U duk qartë se ata janë me sovjetikët. Megjithëkëtë u ndamë miqësisht. Na përcollën deri te porta. Por pas këtij takimi, qëndrimi i tyre është i ftohtë. E qartë, Torezi ishte i shtyrë nga sovjetikët për të biseduar me ne, prandaj ka mundësi që biseda jonë të jetë regjistruar.

MOSKE, E ENJTE 10 NENTOR 1960

FILLOI MBLEDHJA E 81 PARTIVE KOMUNISTE E PUNETORE TE BOTES

Në sallën “Georgevskij” filloi Mbledhja e Moskës e 81 partive komuniste dhe punëtore të botës. Neve na e kanë caktuar vendin afër tribunës (apostafat), bile ngjitur e në një radhë me koreanët. Në sallë sundonte një atmosferë mbytëse dhe plot “furtunë” të pashpërthyer. I pari foli Suslovi, i cili mbajti një raport në emër të Komisionit që përgatiti projektin e deklaratës. Sot në Zareçie erdhën për një takim Mikojani, Koz lovi, Suslovi, Pospjelovi dhe Andropovi. Nga ana jonë ishin të gjithë. Bisedë e tmerrshme. Të dërguarit e Hrushovit erdhën të na mashtronin e të na “bindnin” që të hiqnim dorë nga pikëpamjet tona dhe të mos i ngrejmë ato në Mbledhjen e 81 partive komuniste e punëtore. Ata jo vetëm që janë në dijeni për mosmarrëveshjet që ekzistojnë midis dy partive tona, pse vetë janë shkaktarët dhe autorët e tyre, por mbi qëndrimin që ne do të mbajmë në mbledhje ata i ka informuar edhe Moris Torezi. Pikërisht ky qëndrim i drejtë, i prerë, demaskues yni i tmerron ata. Të gjitha manovrat po i përdorin sovjetikët në kontaktet e takimet që kemi pasur gjer tani me ta. E bëjnë këtë vetëm e vetëm për të na përkulur, por pa dobi: në fillim na sulmuan, pastaj bënë sikur u zbutën, bënë edhe tërheqje taktike, “njohën” një sërë fajesh, u munduan të na lanin e të na lyenin, bile u përpoqën të bënin edhe diferencime. Por gjithmonë ata hëngrën prej nesh grushte të atilla, saqë s’i kishin parë as në ëndërr. Këto takime po vërtetojnë mirë se e drejta është në anën tonë dhe se kemi të bëjmë me revizionistë, dredharakë, hipokritë, matrapazë, njerëz pa turp dhe tregtarë të marksizëm-leninizmit. Nga takimi i parë me ne ata ikën me duar bosh dhe plot “plagë” në fytyrë.

MOSKË, E PREMTE, 11 NËNTOR 1960

MIKOJANI KERKON TAKIM TE DYTE

Vazhdon Mbledhja, vazhdojnë edhe prapaskenat e sovjetikëve. Mikojani kërkoi një takim të dytë me ne. Ia dhamë. Erdhi në Zareçie tok me Kozlovin si delegatë të Presidiumit të Komitetit Qendror dhe kërkoi takim të ri për bisedime. Ne pranuam. Do të vemi të gjithë, si një trup. Konstatojmë se ambasada jonë është nën përgjimin e sovjetikëve me anë aparaturash speciale qysh prej 3 vjetësh, qëkurse ajo hyri për herë të parë në ndërtesën e re.

MOSKË, E PREMTE, 11 NËNTOR 1960

ME SHOKET NE ATDHE MBAJME LIDHJE TE VAZHDUESHME

Me shokët në Tiranë mbajmë lidhje të vazhdueshme. Ne i njoftojmë për punët tona këtej. ata na mbajnë në dijeni të gjendjes së punëve në atdhe. Dje shokët na njoftuan se gjithçka shkon mirë, përveç shirave të mëdha që kanë rënë ditët e fundit, sidomos në zonën bregdetare, ndërsa në zonat e Veriut po bie dëborë. Për këtë arsye mbjelljet vazhdojnë me ndërprerje. Ata na njoftuan gjithashtu se edhe festat e 7 dhe 8 Nëntorit i kanë kaluar mirë. Por në mbledhjen solemne, që çdo vit mbahet në vendin tonë me rastin e këtyre festave, Novikovi, i ngarkuari me punë i ambasadës sovjetike, që ka përshëndetur në emër të ambasadës, nuk paska thënë asnjë fjalë për Partinë tonë. Për këtë, të pranishmit në sallë, siç e ka merituar ky agjent i Hrushovit, e paskan pritur ftohtë dhe pa asnjë duartrokitje. Kur ka mbaruar fjalimin, aty paskan shpërthyer në ovacione për Partinë tonë të lavdishme. Kështu Novikovi dhe padronët e tij kanë marrë një dush të ftohtë. E meritonin.

MOSKE, E SHTUNE, 12 NËNTOR 1960

MBLEDHJE E STUHISHME ME UDHEHEQESIT SOVJETIKE

Në Mbledhjen e 81 partive vazhdojnë diskutimet dhe, në prapaskenë të saj, vazhdojnë gjithashtu edhe intrigat e sovjetikëve. Sovjetikëve u ka ndezur me ne. Dje na kërkuan një takim të ri, në Kremlin, kësaj radhe me të deleguarit e Presidiumit të Komitetit të tyre Qendror. Shkuam në këtë takim. Në mbledhje nga ana e sovjetikëve ishin Hrushovi, Mikojani, Kozlovi, Andropovi dhe Llaptjevi. Hrushovi që në fillim u orvat të na vinte në bankën e të akuzuarve. Por në këtë bankë e vumë ne atë. Ai tha se nuk tërhiqte asgjë nga ato që kishte thënë kundër nesh, na bëri edhe presione ushtarake duke na kërcënuar se mund t’a hiqte bazën detare nga Vlora. Por në këtë çështje ne e sulmuam fort dhe demaskuam qëllimet e tij. I zënë ngushtë, ai më bëri mua një krahasim se gjoja po flisja me të, si kishte folur Makmilani. Atëherë shokët Mehmet e Hysni i kërkuan Hrushovit të tërhiqte ofezën e poshtër që më bëri dhe, kur ai tha “po ku ta fus?”, shoku Mehmet i tha: “futeni në xhepin tuaj”. Pas kësaj ne të gjithë u ngritëm në këmbë, ndërpremë bisedimet dhe dolëm nga salla. Hrushovin dhe shokët e tij i lamë si të dhjerë dhe të poshtër, ashtu siç janë. Çdo gjë vërteton se Nikita Hrushovi është një revizionist i rrezikshëm. Prandaj shumë vigjilentë, shumë vigjilentë duhet të jemi karshi tij dhe grupit të tij!

MOSKE, E SHTUNE 12 NËNTOR 1960

NË ATDHE PUNET ECIN MIRE

Njoftimet që na dërgojnë shokët nga Tirana na e ndryshojnë atmosferën mbytëse në të cilën ndodhemi përkohësisht. Sot ata na njoftojnë se poshtë në rrethe po bëhen mbledhjet e plenumeve të Partisë dhe të këshillave popullorë për të diskutuar rreth planit. Kudo ka pasur diskutime e propozime të mira. Për sa i përket qëndrimit të sovjetikëve, shokët na thonë se në Pashaliman ata kanë lëshuar brezin që ne t’ua shkelim e kështu të lindin incidente. Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat për t’u treguar vigjilentë e të kujdesur. Shokët na njoftojnë gjithashtu se specialistët sovjetikë, në degë të ndryshme të ekonomisë sonë, kanë filluar të sillen keq. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe ata bullgarë. Sa gjë e shëmtuar! Duan të na bëjnë presione e të na pengojnë të themi fjalën tonë. Por më kot e kanë revizionistët sovjetikë dhe shërbëtorët e tyre.

MOSKE, E DIELE 13 NENTOR 1960

VAZHDON MBLEDHJA E 81 PARTIVE NE MOSKE

Vazhdojne diskutimet e 81 Partive ne Moskes, dhe po ashtu edhe intrigat e sovjetikeve ne prapaskenen e saj.

MOSKE, E DIEL 13 NENTOR 1960

MARRIM MASA PER T’U RTHYER ATDHE

Informuam shokët në Tiranë se mund ta marrim fjalën ditën e martë, më 16 nëntor. Fjalimit i shtuam të dhënat e fundit që mësuam këtu si dhe poshtërsitë që Hrushovi u ka thënë kinezëve kundër nesh. Lidhur me kthimin tonë në atdhe, i njoftuam shokët se do të nisemi së shpejti dhe se mendojmë të kthehemi me det. Porositëm që një vapor yni të niset për në Kostancë të Rumanisë.

MOSKE, E HENE 14 NENTOR 1960

SOVJETIKET KERKOJNE PERSERI TAKIM

Në seancën e sotme të Mbledhjes foli përfaqësuesi kinez Ten Hsiao Pin. Sot sovjetikët na dorëzuan një dokument zyrtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, me të cilin kërkojnë përsëri takime për bisedime./Memorie.al

Vrau gruan me shishe në kokë: Ajo kërkonte më shumë seks nga unë

Një burrë që vrau gruan e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i tha policisë se ajo ishte e pakënaqur me paraqitjen e tij dhe se ai nuk ishte shumë aktiv në jetën seksuale. William Jeffrey West, 47 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij, Kathleen West pasi një juri e Alabama mori një vendim unanim.

Ai tani përballet nga 2 deri në 20 vjet burg. Trupi i Kathleen, e cila punonte në një faqe online ku pozonte e zhveshur me pseudonimin “Kitty Kat West”, u gjet pjesërisht nudo në rrugën përpara shtëpisë së çiftit në janar 2018. Prokurorët thanë se West e vrau gruan e tij me një goditje në kokë me një shishe qelqi ku u gjetën gjurmët e tij të gishtave.

Avokati mbrojtës tha se Kat vdiq pas një rënieje aksidentale dhe se një raport i autopsisë tregoi se përmbajtja e alkoolit në gjakun e saj ishte mbi trefishi i kufirit ligjor dhe se William ishte i pafajshëm. Avokati tha se bashkëshorti nuk e kishte problem punën e gruas së tij dhe se madje e kishte ndihmuar atë.

Në krahun tjetër prokurorët zbuluan se vrasja kishte ndodhur pas një darke që ata kishin pasur jashtë ku edhe kishin konsumuar mjaft alkool. Nga ajo natë ata zbardhën edhe mesazhet e shkëmbyera që tregonin për sherrin. Vetë Jeff West u tha hetuesve se ata kishin një martesë të lumtur, pavarësisht se kishte dallime në jetën e tyre seksuale. Ai tregoi se ai nuk donte të bënte seks aq shpesh sa gruaja e tij.

“Unë nuk isha aq seksuale sa ajo. Unë jam ky që jam. Unë jam i kënaqur me veten time. Ajo nuk ishte e kënaqur me këtë” – u tha ai policëve. West tha se gruaja e tij ishte biseksuale dhe se ajo kishte marrëdhënie me gra të tjera.

“Ajo i pëlqente vajzat. Kohët e fundit donte të rishikonte mënyrën e jetesës” – tha ai që tha se ishte dakord edhe me punën që ajo bënte. “Nuk ka asgjë për t’u xhelozuar. Unë dhe ajo ishim mirë. Janë thjesht fotografi. Ajo merrte para për to.”

Ai i qëndroi pafajësisë së tij dhe pretendoi se ajo kishte qenë e dehur dhe se vdiq aksidentalisht pasi ra dhe goditi kokën. Por një hetim mjeko-ligjor përcaktoi se gishti i majtë i West dhe shenjat e gishtave të gishtit të unazës u gjetën në shishen me të cilën ajo ishte goditur në kokë. ©LAPSI.al

Gati avioni i parë supersonik amerikan, fluturon me 2700 km/orë

Për një kohë të gjatë SHBA nuk po arrinte të ndërtonte një avion supersonik. Por tani avioni i parë privat supersonik amerikan po feston më në fund premierën.

Ndryshe nga rusët, britanikët dhe francezët për një kohë të gjatë SHBA nuk po arrinte të ndërtonte një avion supersonik civil. Kjo qe një goditje e rëndë për amerikanët krenarë. Por tani avioni i parë privat supersonik amerikan po feston më në fund premierën.

Avioni i parë supersonik në SHBA u prodhua nga firma Boom, në Denver në Kolorado. Sallat e prodhimit u ngjajnë laboratorëve dhe jo uzinave, sepse ato përdorin aparate precizioni të lartë dhe aparate matëse me rreze lazer.

Baby Boom – i pari avion supersonik i financuar privatisht

Avioni XB-1, që prodhuesit e quajnë Baby Boom, është i pari avion supersonik i financuar privatisht që është ndërtuar ndonjëherë në botë. XB-1 është 21 metra i gjatë, ka një hapje krahësh 6,40 metra dhe mund të fluturojë deri në 2.2 herë më shpejt se shpejtësia e zërit, pra rreth 2700 km/orë, dhe një maksimum prej 1.900 kilometrash.

Biletat për këtë avion nuk do të kushtojnë më tepër se sa biletat në business class për fluturimet e gjata sot.

Avioni i ri supersonik “Boing Overture Boom” është 51.8 metra i gjatë dhe ka një hapësirë ​​krahësh prej 18.2 metra, dhe është mjaft më i vogël se paraardhësi i tij britaniko-francez Concorde me gjatësi 62 metra dhe hapje e krahësh 25.5 metra. Avioni i ri supersonik “Overture” ka një kapacitet prej maksimumi 75 pasagjerë, kurse Concorde e kishte kapacitetin 100 pasagjerë.

Treg i madh

Boom parashikon një treg të madh për fluturime të reja supersonike pas përfundimit të epokës së Concorde në vitin 2003. Shefi i kompanisë Blake Scholl parashikon 500 itinerare të mundshme për fluturime me dyfishin e shpejtësisë së zërit. Nga Londra në Nju Jork për tre orë e 15 minuta (në vend të shtatë orëve) ose nga San Francisko në Tokio për rreth pesë orë e gjysmë, në vend të njëmbëdhjetë orëve si deri tani.

Lajtmotiv i kompanisë Boom ishte që nga fillimi qëndrueshmëria dhe mbrotja e mjedisit dhe të gjithë avionët e saj do të fluturojnë ekskluzivisht me benzol-bio. Përveç kompanisë Boom, edhe një kompani e dytë amerikane, Aerion Supersonic, planifikon të realizojë për disa vite projektin e saj për një avion privat supersonik dymbëdhjetë vendësh./DW

Integrimi në BE, Rama: Gati të ulem me Metën e Bashën per te bere propogande Europes.

Sot në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama tha se për të vijuar në rrugën e anëtarësimit në BE, ai është i gatshëm t’i cojë një mesazh uniteti kombëtar Brukselit.
Ai tha se është gati të ulet në një tyrezë me Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Ne nje vend te zbaton me rigoriozitet normat demokratike ne qeverisjen e nje vendi kjo eshte e detyrueshme dhe menyra me efikase per te qeverisur.

Por cndodh ne kete dite te madhe e europes!

Policia shqyen cdo qytetar qe demostron paqesisht ne shesh pa eksese dhe dhune me preteksin se duhet te ruhet nga korona virusi.Harron qeveria se kur duhet te vendosin kurora ne 5 maj mbidhen me kuq e me mac dhe nuk pyesin per rregulla karantine.

Media me e shikur dhe klikuar publikon shetitjet e qeta te qytetareve me oraret e babait te kombit ,nderko qe per ters nuk i ka rene rruga ne shesh per te pasqyruar protestuesit ne shesh, ne lufte me policine qe nuk pyeste per rregulla karantine ,grupe me 10 e me shume police afer njeri tjetrit ne arrestime .

Meqe spak ne proven e pare kunder qeverise kerko letrat e tenderave sekret padashur qenka djegur zyra ku mbaheshin keto letra qe i duheshin spakut.

Duke u gdhire dita e europes qeveria i jep ne zoterim token e teatrit kombetar bashkise se Veliajt per te nderuar projektet hajdute te oligarkeve te ngjyrave te ndryshme .

Kryetari Veliaj e quan Presidentin e republikes, brigadier te bashkise dhe kryetarin e opozites nje fashist qe mbron nje kuti kashte ,sepse i dhimbsen rrobat dhe zeri i Kadri Roshit.

Do legalizojme prodhimin dhe shitjen e hashashitper perdorim mjeksor dhe jemi marre vesh me bashkimin europian ne tirane,,,,,Pa kaluar ora zyra e bashkimit e europian mohon cdo negociate apo asistence ne perpilimin e ketij projekti,,,,,,

Doni me si keto ,,,,,, ka plote si keto.

Me patrupesine me te madhe i shtrin doren opozites dhe presidentit pasi i beri fertele ne kete dite ,qe te bashkohen per ti bere propogande europes?

Harroje propoganden bajate qe ben me te varferit dhe ata qe i shkel me kembe .